Inspektorët e sektorit të shërbimeve komunale kanë dënuar dy qytetarë të Mitrovicës me gjoba, njërin në vlerë prej 100 euro, ndërsa tjetrin në vlerë prej 30 euro.
Këto gjoba iu kanë shqiptuar atyre si pasojë e ndotjes së ambientit dhe hedhjes së mbeturinave në sipërfaqe publike.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Valon Brahimi, ka bërë të ditur se inspektorët komunal do të vazhdojnë me shqiptimin e këtyre gjobave deri sa të arrihet vetëdijesimi i qytetarëve për ruajtje të mjedisit, duke mos hedhur mbeturina jashtë kontejnerëve.