Nën drejtimin e kryesueses së Kuvendit Komunal, znj. Vesa Broja, dhe në praninë e Kryetarit të Komunës, z. Bedri Hamza, si dhe anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), sot është mbajtur mbledhja e 40-të e rregullt e këtij komiteti.
Në fillim të seancës, u propozuan disa pika shtesë në rendin e ditës, përfshirë:
Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e 39-të (e jashtëzakonshme) e KPF-së,
Propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale për organizatën “Diakonie Kosova”,
Kërkesën për bartjen e të hyrave vetanake të pashpenzuara në vitin 2024 dhe në vitet paraprake për në vitin 2025,
Planin e punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2025.
Mbledhja më pas ka vazhduar me shqyrtimin e pikave të planifikuara në rendin e ditës, që përfshinin:
Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e 38-të e KPF-së,
Kërkesën e Sindikatës së të Punësuarve në Komunën e Mitrovicës për mbështetje financiare,
Raportin financiar për periudhën janar–mars 2025.
Të gjitha këto pika pritet të kalojnë për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.