Në ambientet e komunës së Mitrovicës, të enjtën është mbajtur takimi me përfaqësues të lartë nga USAID-i, ku ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Iset Beka, përfaqësues të shkollave të mesme të Mitrovicës dhe atyre regjionale .
Progarmi i USAID-it “After School Support for Teens“, (Përkrahja e adoleshentëve pas mësimit të rregull ) është program 5 vjeçar i cili menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës në Partnerit me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp.
Qëllimi kryesor i këtij programi sipas përfaqësueses së USAID-it është zhvillimi i shkathtësive për punësim dhe ndërmarrësi tek të rinjtë, duke krijuar kështu botëkuptim pozitiv për të ardhmen e tyre.
Në këtë takim u theksua më pas se programi në fjalë mbështetet në zbatimin e Kornizës Kurrikulare të Kosovës dhe Kurrikulës Bërthamë për klasa 10-12.
Vlen të theksohet se ky program do t’i ndihmoj shkollat të themelojnë “Qendrat për karrierë dhe ndërmarrësi” me hapësirat e quajtura “Makerspaves” (Hapësira kreative), që mund të shfrytëzohen gjatë dhe pas orarit mësimor.
USAID-nëpërmjet këtij programi synon të përkrah Ministrinë e Arsimit dhe shkollat në zbatimin e kurrikulës për edukim në karrierë, duke ju ofruar kështu atyre zhvillimin e instrumenteve vlerësuese për rezultatet e pritura mësimore, kurs të akredituar për mësimdhënës, burime dhe materiale mësimore, trajnimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunimin me partnerë për promovimin e “qendrës virtuale të karrierës”, portal online për karrierë i cili do të jetë në dispozicion për të rinjtë dhe prindërit e tyre brenda dhe jashtë sistemit shkollorë.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për përkrahjen dhe edukimin për karrierë dhe ndërmarrësi në shkolla, për lidhjen e shkollave me punëdhënës dhe komunitet, si dhe për Aktivitetin “Harta e të rinjve për komunitetin”, i cli do të angazhojë të rinjtë dhe të rriturit në identifikimin e burimeve, nevojave dhe mundësive në komunitet.
Harta e të rinjve është aktivitet i orientuar në veprim ku të rinjtë hulumtojnë komunitetin e tyre përmes anketimeve dhe reflektimit mbi informacionet e dhëna. Përfshirja e të rinjve në këto aktivimeve i pajis ata me shkathtësi të cilat u mundësojnë të bëhen agjentë të ndryshimi.
