Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Teatri i qytetit “Muharrem Qena” sot ka shfaq premierën e dramës për fëmijë “Thesi i Babadimrit” .
Kjo shfaqje është mbajtur me regji të Zekë Murselit, dhe teksti është përgaditur nga Qendresë Barani.
Në këtë shfaqje ishte i pranishëm drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, u.d i drejtorit të Teatrit “Muharrem Qena”, Sabit Sheremeti, si dhe prindër e fëmijë tjerë të interesuar, por me një numër më të kufizuar për shkak të respektimit të masave antiCoVid-19.
Pas mbarimit të shfaqjes të gjithë fëmijëve u janë shpërndarë dhurata me rastin e festës së Vitit të Ri.