Punë shtesë: Zyrtare për pranimin dhe shqyrtimin fillestar të Kërkesave për Qasje në Dokumente Publike
Tel: 028/515- 366/ Mob: 044227880
E-mail:sofije.rushiti@rks-gov.net
Zyra për Komunikim me Publikun kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
Përcjell takimet dhe aktivitetet e kryetarit të Komunës, brenda dhe jashtë Komunës;
Përcjell mbledhjet e Bordit të Drejtorëve, të Komiteteve te përhershme dhe të Kuvendit të Komunës
Koordinon ndërlidhjen me shtypin vendor dhe atë ndërkombëtar përkitazi me çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kryetarit të Komunës dhe të gjitha organeve tjera drejtorëve të drejtorive dhe zyrave të tjera;
Koordinon zhvillimin dhe zbatimin e fushave komunale për komunikim me publikun;
Kujdeset për përditësimin e të dhënave në ueb-faqen zyrtare të Komunës dhe menaxhon me llogarinë elektronike zyrtare për komunikim me publikun;
Mbikëqyr zbatimin e Strategjisë për Komunikim me Qytetarë dhe administron Kodin e Mirësjelljes të Zyrtarëve për Komunikim, për të mbajtur standarde të larta etike për zyrtarët për komunikim;
Siguron transparencë dhe qasje në dokumente publike për punën e drejtorive të Komunës, të institucioneve arsimore dhe shëndetësore dhe të komisioneve të aksionarëve të ndërmarrjeve publike lokale, duke u ofruar informata dhe dokumente qytetarëve dhe mediave;
Informon publikun për vendimet e marra nga ana e Kuvendit, me anë të konferencave dhe lëshimit të kumtesave për shtyp;
Mban lidhje me shtypin lokal dhe mediat elektronike, për çështjet që i takojnë organeve të Komunës;
Siguron informacione brenda Komunës në bashkëpunim të përhershëm me drejtorët e drejtorive dhe zyrtaret në komunë;
Koordinon dhe konsultohet me kryetarin e Komunës, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe kryesuesin e Kuvendit të Komunës për hartimin e planit vjetor të konsultimiteve publike;
Koordinon dhe bashkëpunon me institucionet përgjegjëse për ngritjen e kapaciteteve të stafit që lidhen me komunikimin publik;
Koordinon dhe bashkëpunon me MAPL-në për të siguruar reflektimin e sfidave, nevojave, prioriteteve, si dhe raportimin e arritjeve të Komunës në punën e saj;
Përditëson, siguron qasjen dhe kredibilitetin e informatave në ueb-faqen zyrtare të Komunës dhe menaxhon me llogarinë elektronike zyrtare për komunikim me publikun;
Kryen të gjitha përgjegjësitë tjera te përcaktuara nga kryetari sipas legjislacionit në fuqi.