Me një ceremoni madhështore e në prani të qindra besimtarëve të fesë islame dhe qytetarëve të Mitrovicës e më gjerë, është bërë inaugurimi i xhamisë më të madhe e më të bukur në Kosovë e në Ballkan, “Isa Beg”, e njohur si Xhamia e Zallit, në qendër të Mitrovicës. Kjo xhami është financuar nga komuna Bajram Pasha në Stamboll dhe Organizata Qeveritare turke Tika.
Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm Ministri I Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, Mehmet Myezin-Oullu, Ministri I Administratës Publike Mahyr Yagylar, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Songyl Ozan, kryetari I komunës, Bajram Pasha të Stambollit, Atila Ajdëner, Muftiu i Stambollit Mehmet Gyrmez, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Safet Kamberi, kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Jetish Berisha, e të tjerë.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, në fjalën e tij të rastit tha se kjo xhami është një ndër xhamitë më të bukura në rajon. Bahtiri theksoi se dita e sotme është ditë e madhe dhe shumë e rëndësishme, jo vetëm për besimtarët e fesë islame që jetojnë në komunën tonë, por edhe për të gjithë qytetarët tjerë që jetojnë këtu, pasi që pas shumë ngjarjeve e zhvillimeve të pakëndshme, sot ka ndodhë një ngjarje e këndshme dhe shumë e gëzueshme, që na bënë të ndihemi krenarë dhe të jemi edhe më të përkushtuar për Zotin dhe për fenë.
“Është ditë e madhe dhe historike, sepse na prag të muajit të madhërishëm të ramazanit, po e inaugurojmë xhaminë më të madhe dhe më të bukur në Ballkan, e cila do t’i zbus dukshëm kërkesat e besimtarëve myslimanë në komunën e Mitrovicës. Dhe natyrisht, se kur ke një dhuratë kaq të bukur e kaq madhështore, nuk mund të bëjmë inaugurimin e saj e të mos I falënderojmë nga zemra miqtë tanë, si ata në institucione, ashtu edhe ata të Bashkësisë Islame, por mbi të gjitha qytetarët e nga komuna Bajram Pasha e Stambollit, të cilët nuk hezituan që të ndihmojnë Mitrovicën dhe qytetarët e saj, kur kishim nevojë shumë të madhe edhe për një objekt të këtillë të kultit”, tha kryetari Bahtiri.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Mehmet Myezin Ougllu, duke dërguar mesazhet e urimit të kryeministrit turk, Taip Erdogan dhe presidentit, Abdullah Gyl, për qytetarët e Mitrovicës dhe të Kosovës në përgjithësi, ka premtuar mbështetje në fusha të ndryshme për shqiptarët dhe Kosovën. Ai i ka quajtur qytetarët e pranishëm bashkëvendës, duke sqaruar se të parët e tij janë me prejardhje pikërisht nga Kosova.
Kryetari I komunës, Bajram Pasha të Stambollit, Atila Ajdëner, theksoi se inaugurimi Xhamisë Isa Beg në Mitrovicë është një ngjarje e madhe jo vetëm për qytetarët e Mitrovicës, por edhe për gjithë Kosovën. Ai tha se është i lumtur që kjo xhami do të shfrytëzohet nga të rinjtë. “Është një nder i madh që gjendem në mesin e juaj. Kjo është një ditë shumë e madhe ëpr të gjithë ju, për të gjithë besimtarët anekënd Kosovës. Komuna jonë ka ndihmuar dhe besoj që do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Muftiu i Stambollit Mehmet Gyrmez tha se kjo ditë është e një rëndësie të veçantë. Ai i ka ka dërguar mesazhet e urimit dhe nga kryeministri Turk Taip Erogan dhe presidenti turk Abdul.
Ndërsa Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, duke uruar xhematin për këtë xhami të bukur, tha se sot për Mitrovicën dhe Kosovën është një ditë e veçantë. Sipas tij, përkrahja e qeverisë dhe popullit turk për Kosovën dhe popullin e saj, është dëshmuar vazhdimisht, si në kohë të vështira ashtu edhe në paqe. “Ky objekt është institucion që prodhon paqe, prosperitet dhe bashkëpunim për të gjithë. Nga kjo shtëpi e Zotit, sikurse edhe deri tani, do të ndizen shkëndija për të gjithë qytetarët, shkëndija të cilat përçojnë mesazhin e dashurisë mes vete, barazisë dhe bashkëjetesës për të gjithë, pa dallim”, ka thënë mes tjerash Tërnava.
Në ceremoni kanë folur edhe Ministri I Administratës Publike Mahir Yagylar, dhe kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Jetish Berisha, etj.