Zyrtarë komunalë, përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile, kanë tërhequr vërejtjen se nuk mund të flitet për demokraci në Mitrovicë, përderisa nuk ka sundimin të ligjit në një pjesë të qytetit. Këto komente u bënë në një takim të organizuar nga Komuna e Mitrovicës me mbështetje të OSBE-së për nder të Ditës së Demokracisë, ku u ataku UNMIK-u që nuk e ka kryer punën si duhet në veri gjatë dhjetë viteve të kaluara.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Eset Ujkani, shef i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Komunës, tha se kushti kryesor për zhvillimin e demokracisë është rendi dhe ligji. Ndërsa Ibrahim Bala, kryetar i AKR-së në Mitrovicë, gjatë dhjetë viteve të kaluara UNMIK-u nuk e ka kryer punën e vet në veri, andaj tash kanë mbetur shumë probleme. “Gjatë kësaj kohe në veri nuk ka ndryshuar asgjë, për më tepër gjendja është rënduar”. Bala tha se si rrjedhojë e kësaj politike të dështuar të bashkësisë ndërkombëtare në veri, tash institucioneve të vendit si dhe gjithë shoqërisë ju ka mbetur barrë ky problem që është shumë i rëndë. Ramadan Kelmendi (LDD) është fokusuar në procesin e decentralizimit në veri. Tha se ky proces nuk është fare demokratik, por autokratik. “Atje do të formohet një komunë e pastër serbe dhe aty ku sundon pakica nuk ka demokraci”. Në anën tjetër, edhe nënkryetari i komunës, Riza Haziri, ka folur për gjendje kaotike në veri. Sipas tij, gjendja e këtillë politike dhe e sigurisë reflektohet në gjithë poret e jetës.