Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ua uron Festën e Bajramit të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, me dëshirën për mirëqenie dhe lumturi në jetë dhe në familjet e tyre. Me këtë rast ai edhe një herë falënderon drejtuesit dhe biznesmenët e komunës së Inegolit të Turqisë, me ndihmën e të cilëve gjatë gjithë muajit të Ramazanit janë shtruar nga 500 iftare për qytetarët mitrovicas.
Ai konsideron se kjo ka qenë një ndihmë shumë e madhe, duke pasur parasysh gjendjen jo të mirë ekonomike në Mitrovicë.