Drejtoresha e shkollës, Melihate Meha, tha se zëvendësimi i një pjese të pajisjeve të vjetruara e të dëmtuara, është bërë falë donacionit prej 6.000 Euros, që e ka dhurua këto ditë Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë, për çka ajo, arsimtarët, nxënësit dhe prindërit i janë mirënjohës.
Mitrovicë, 25 gusht
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “A. Z. Çajupi”, vitin e ri shkollor do ta fillojë me kushte më të mira pune, pasi që këto ditë është pajisur me inventar shtesë.
Drejtoresha e shkollës, Melihate Meha, tha se zëvendësimi i një pjese të pajisjeve të vjetruara e të dëmtuara, është bërë falë donacionit prej 6.000 Euros, që e ka dhurua këto ditë Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë, për çka ajo, arsimtarët, nxënësit dhe prindërit i janë mirënjohës.
Meha tha se me mjetet e dhuruara nga Ambasada e Norvegjisë janë blerë 65 banka shkollore dhe 250 karrige, të cilat janë vendosur në katër klasë mësimore, si dhe inventarë tjetër i nevojshëm për klasë dhe për hapësirat e administratës së shkollës.
Në vazhdën e përgatitjeve për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor, drejtoresha Meha, tha se për herë të parë pas lufte, në këtë shkollë do të rexhistrohen në klasën e parë edhe 36 nxënës të komunitetit rom, shkali e egjiptas, të cilët janë kthyer në lagjen e tyre nga kampet në veri të qytetit, ku kanë jetuar deri tash, ndërsa që në klasat tjera do të ketë edhe një numër tjetër simbolik i nxënësve të këtyre komuniteteve.
Po ashtu, zonja Meha tha se në shkollen e saj funksionin edhe një paralele e nxënësve parashkollorë të komunitetit turk. “Kur është fjala te nxënësit parashkollor, do theksuar se kemi kërkesa të mëdha nga prindërit që të rexhistrojmë edhe një numër më të madh të fëmijëve, përveç një klase ekzistuese. Por, në mungesë të edukatorëve dhe mjeteve, pasi që institucioni përkatës ndanë mjete vetëm për një edukatore që do të mësojë nxënësit që rexhistrohen vetëm në një klasë, kjo kërkesë e tyre nuk mund të realizohet”, ka thënë ajo.
Dhe në fund, drejtoresha Meha tha se mund të thuhet lirisht se janë përgatitjet e duhura dhe se rreth 6.000 nxënësa dhe 27 punëtorë të shkollës, mësimin për vitin e ri shkollor do ta fillojnë më një shtator dhe në kushte më të mira pune.