Kryetari i komunës Agim Bahtiri, sot ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë për këtë vit, ku është diskutuar rreth punën së ekzekutivit të komunës për periudhën e parë gjashtëmujore të vitit 2021.
Në këtë takim kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe qytetarë të shumtë.
Me këtë rast, kryetari Bahtiri dhe drejtorët e drejtorive komunale i kanë njoftuar qytetarët detajisht për të gjitha punët që kanë bërë dhe për realizimin e projekteve të planifikuara, ndërsa që qytetarët kanë shtruar pyetje lidhur me çështje të ndryshme të preokupimeve të tyre.
Gjatë këtij takimi, në vija të trasha të pranishmit janë informuar me investimet e bëra deri më tani, për punën e ekzekutivit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, ku përfshihet infrastruktura në përgjithësi, mbështetja në bujqësi, infrastruktura shkollore, shëndetësia, çështjet sociale dhe të tjera.
Të pranishmit kanë shtruar pyetje dhe sugjerime ekzekutivit për punën e kryer gjatë kësaj periudhe, ndërsa kryetari Bahtiri dhe drejtorët e drejtorive u kanë jap përgjigje të gjithë atyre që kanë drejtuar pyetje për projektet që janë realizuar gjatë këtij viti.
Gjithashtu nga kryetari Bahtiri u ritheksua se kërkesat e qytetarëve do të trajtohen dhe shqyrtohen brenda kompetencave të tij dhe mundësive buxhetore të komunës.