DREJTORIA PËR FINANCA DHE ZHVILLIM EKONOMIK
Zyra e Tatimit në Pronë
Të nderuar tatimpagues të Komunës së Mitrovicës
Ju njoftojmë që ka filluar shpërndarja e faturave të Tatimit në Pronë nga ana e Postës për Komunën e Mitrovicës. Të gjithë ju që vëreni ndonjë parregullsi në faturim të lajmëroheni në sektorin e Tatimit në Pronë për rregullimin e gjendjes.
Vërejtje: Të gjithë ju tatimpagues që keni paguar tatimin në pronë pas datës 24.01.2022 mos e konsideroni si borxh tuajin shumën e paraqitur në faturim. Këtë mund ta vërtetoni në sektorin e Tatimit në Pronë në sportelet e Komunës, ose në platformën Online e-Kosova (ju që e keni numrin personal në Protax).
Nëse çdo gjë është në rregull me faturim kërkojmë nga ju që ta paguani tatimin në afat sa më të shkurtë duke iu përshtatur afateve ligjore, në këtë mënyrë duke iu shmangur kamatës dhe dënimit për mos pagesë me kohë të tatimit.