Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, znj. Mary Ann Hennessey.
Në këtë takim të karakterit njoftues, palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për projektet e përbashkëta që mund të realizohen në të ardhmen në fusha të ndryshme me interes për qytetarët.
Kryetari z. Hamza e falënderoi znj. Hennessey për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e plotë të komunës për bashkëpunim me Këshillin e Evropës në promovimin e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e institucioneve lokale.