Nënkryetari i Komunës, z. Enis Osmani, së bashku me drejtorët e drejtorive komunale, sot kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore në Lagjen e Boshnjakëve, të dëshmorit Avni Hajredini, i njohur si Avni Koshtova.
Sot u shënuan 26 vjet nga rënia heroike e dëshmorit, i cili me sakrificën e tij u bë pjesë e përjetshme e historisë sonë kombëtare. Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje, Nënkryetari z.Enis Osmani vendosi lule dhe u përkul me respekt para veprës së tij atdhetare.
Me këtë rast, Nënkryetari z.Enis Osmani vlerësoi lartë jetën dhe kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit, duke theksuar se përkujtimi i dëshmorëve është obligim institucional dhe moral.