Sot, në Stacionin e Zjarrfikësve në Mitrovicë u zhvillua takim me përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan me rastin e pranimit të donacionit me pajisje për zjarrfikësit dhe u arrit memorandumi i bashkëpunimit në mes të KFOR-it Amerikan dhe Stacionit të Zjarrfikësve në Mitrovicë, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operacionale dhe efikasitetit në shërbim të qytetarëve.
Pjesëmarrëse në këtë ngjarje ishte edhe Drejtoresha për Siguri dhe Emergjenca nga Komuna e Mitrovicës, znj. Fitore Mehmeti Behrami, e cila shprehu mirënjohjen e saj për KFOR-in Amerikan për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave.