Në vazhdën e aksioneve të filluar që disa ditë më parë nga Drejtoria e Inspektoratit, janë larguar të gjitha reklamat e vendosura në hyrje të qytetit, të cilat kanë qenë të vendosura pa leje Komunale dhe njëherit këto hapësira shfrytëzoheshin në kundërshtim me Legjislacionin në fuqi.
Nga afër ky aksion është monitoruar dhe përcjellur nga drejtori i Inspektoratit, z. Mujë Igrishta.