Sot, në 27-vjetorin e vrasjes së Fatime Xhakës, ish-kryetares së Lidhjes së Sporteve në Mitrovicë dhe mësimdhënëse e lëndës së Edukatës Fizike, kryetari z. Faton Peci theksoi rolin dhe rëndësinë e saj për kontributin e dhënë për sportin në Mitrovicë.
Ajo dha kontribut të madh në organizimin e sportit kosovar gjatë viteve ’90, në kohën e pavarësimit nga sistemi serb, duke qenë një figurë kyçe në jetën sportive të qytetit.
“Fatime Xhaka u vra nga forcat serbe, duke mbetur simbol i sakrificës dhe përkushtimit për vendin”, tha z. Peci.