Drejtoria e Shëndetësisë, në vazhdën e angazhimeve të saj, organizoi një tryezë diskutimi me rastin e Ditës së të Drejtave të Pacientit. Në këtë takim morën pjesë drejtoresha e Shëndetësisë, Albina Kastrati Rama, drejtori i QKMF-së, Dr. Fevzi Sylejmani, profesionistë shëndetësorë si dhe kryetari i Këshillit të Pacientëve, Hamdi Shyti dhe anëtarë të tjerë.
Gjatë tryezës u diskutua mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e pacientit, duke theksuar rëndësinë e informimit të drejtë, trajtimit dinjitoz dhe bashkëpunimit ndërmjet pacientëve dhe stafit shëndetësor.
Drejtoria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e cilësisë së shërbimeve dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari.