Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka përkujtuar 2 Majin e vitit 1999 si një nga datat më të dhimbshme dhe heroike për këtë komunë, ku 13 dëshmorë ranë për lirinë e Kosovës.
“2 maji i vitit 1999, datë e heroizmit për Komunën e Mitrovicës, 13 dëshmorë nga kjo anë atë ditë Kosovën me gjak e lanë”, citohet të ketë thënë kryetari Peci.
Ai theksoi se kjo ditë shërben për të nderuar dhe përkujtuar jetën dhe veprën e dëshmorëve të lirisë:
•Agim Hasan Sadiku (1976–1999), nga Vidishiqi, rënë në Studime
•Ali Rifat Zeneli (1965–1999), nga Mazhiqi, rënë në Rashan
•Bajram Xhafer Musa (1981–1999), nga Bajgora, rënë në Majën e Zezë
•Elmaz Mustafë Peci (1964–1999), nga Rahova, rënë në Rashan
•Fetah Avdyl Tahiri (1961–1999), nga Selaci, rënë në Studime
•Gjevdet Mexhit Ahmeti (1982–1999), nga Mazhiqi, rënë në Rashan
•Nysret Osman Musa (1979–1999), nga Tuneli i Parë, rënë në Vesekofc
•Shahin Muharrem Ademi (1950–1999), nga Rashani, rënë në Rashan
Gjithashtu, në betejën e Mazhiqit, po në këtë datë, ranë edhe: Xhylazim Zeneli, Fadil Ademi, Veton Peci, Shkëlqim Ademi dhe Nazmi Mazhiqi.
Kryetari Peci u shpreh se sakrifica e tyre mbetet frymëzim i përhershëm për brezat dhe themel i lirisë së vendit.
“Lavdi e përjetshme sakrificës së tyre për liri!” u shpreh ai.