Drejtoria e Inspeksionit, përkatësisht Sektori i Ndërtimit, ka realizuar aksion të rregullt mbikëqyrës në terren, me fokus kontrollimin e punimeve që po zhvillohen nga kompani dhe operatorë të ndryshëm ndërtimorë në territorin e komunës.
Gjatë inspektimeve dhe pas verifikimit të gjendjes faktike në terren, dokumentacionit përcjellës, si dhe mënyrës së ekzekutimit të punimeve, janë evidentuar shkelje të shumta dhe mosrespektim i dispozitave ligjore që burojnë nga lejet ndërtimore të lëshuara nga Komuna.
Veçanërisht, është konstatuar mungesë e masave mbrojtëse dhe sigurisë në vendpunishte, duke paraqitur rrezik potencial për kalimtarët dhe qytetarët.
Për shkak të këtyre parregullsive, ndaj operatorëve të papërgjegjshëm ndërtimorë, Drejtoria e Inspeksionit ka ndërmarrë masa konkrete, duke përfshirë:
* shqiptimin e gjobave
* urdhërimin e ndërprerjes së punimeve
* konservimin e objekteve
* vendosjen e shiritave ndalues për katër ndërtesa.
Komuna mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, garantimin e sigurisë publike dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Inspektimet dhe monitorimet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.