Sot është mbajtur mbledhja e 5-të me radhë e Komitetit për Politikë dhe Financa, drejtuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, dhe në prani të drejtorëve të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto dy pika të rendit të ditës; Raporti mbi gjendjen sociale në Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe Raporti i punës së DSHPI-së për periudhën janar-dhjetor 2025.
Pikat e rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e Kuvendit Komunal