Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka pritur në takim Dr. Fevzi Sylejmanin dhe Dr. Vllaznim Hotin.
Me këtë rast, ai falënderoi Dr. Fevzi Sylejmanin për kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite në shërbim të qytetarëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me rastin e daljes në pension.
Njëkohësisht, kryetari Faton Peci emëroi Dr. Vllaznim Hotin si ushtrues detyre (u.d.) drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, duke i uruar suksese në detyrën e re.
Ai shprehi urimet e tij për shëndet dhe suksese për të dy.