Kryetari i Komunës, Faton Peci, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë përuruar objektin e Qendrës së Kërkim-Shpëtimit në Ujman.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe u.d i Drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME), Shefki Abdullahu.
Në të njëjtën ditë, më 1 Qershor – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, u bë edhe hapja e kampingut stërvitor, i cili synon aftësimin praktik të pjesëmarrësve, rritjen e gatishmërisë për intervenime në raste rreziku dhe zhvillimin e kapaciteteve për operacione kërkim-shpëtimi.
Kryetari Faton Peci potencoi se Ujmani, pasuria kryesore e vendit tonë, tashmë i lirë, po u shërben të gjithëve duke krijuar mundësi edhe për të rinjët tanë.