Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Trepça Sh.A., Faton Ahmeti, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, objekti i kinemasë, i cili dikur ishte funksional, do të rinovohet dhe rifunksionalizohet për nevoja të komunitetit artistik, të Komunës dhe të ndërmarrjes.
Kryetari Faton Peci ka falënderuar Kryeshefin Ekzekutiv Faton Ahmeti për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar.
“Mitrovicës do të ja rikthejmë jetën kulturore e artistike”, është shprehur Kryetari Peci.