Kryetari Faton Peci ka takuar Ministrin Dimal Basha, me të cilin ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.
Ky memorandum do të përfshijë asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovcë dhe Vllahi, projekt i bashkëfinancuar nga kjo ministri dhe Komuna e Mitrovicës.
Kryetari Peci ka falënderuar ministrin Dimal Basha për bashkëpunim dhe mbështetje.
“Investime të tjera, në fusha të ndryshme, do të vazhdojmë në Shalë përmes hartimit të Planit Zhvillimor të Shalës së Bajgorës”, ka thënë ndër të tjerash ai.