Sot, në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Esat Imeri, Fadil Franca dhe Shaqir Avdiu, Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, së bashku me ekzekutivin dhe kabinetin e Kryetarit, bënë homazhe për të nderuar heroizmin dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, si dhe qytetarë tjerë të cilët me respekt dhe mirënjohje përkujtuan veprën dhe kontributin e tyre të pavdekshëm.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!