Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Mitrovicës ka mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Shërbimit të Zjarrfikësve, me qëllim organizimin e një sesioni informues për qytetarët.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje me rëndësi që lidhen me parandalimin e zjarreve, luftimin e dhunës në familje, si dhe rritjen e sigurisë së përgjithshme në komunitet.
Palët pjesëmarrëse u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërgjegjësuese dhe informuese, me synim rritjen e vetëdijes dhe sigurisë së qytetarëve.