Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Ali Xhemë Pecit, patriotit, intelektualit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare.
Mbledhja komemorative do të mbahet nesër me datë 10.07.2026, duke filluar nga ora 20:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
Pjesëmarrja juaj është nderim për figurën e tij.