Përveç hapësirave të institucioneve komunale të dhëna në shfrytëzim për parkim të mërgimtarëve, ju njoftojmë se oborret e shkollave të listuara më poshtë do të jenë në shfrytëzim për parkim për të gjithë qytetarët (rezidentë dhe nga mërgata) në këtë periudhë fluksi, deri në shtator, pa pagesë.
Gjimnazi “Frang Bardhi”;
SH.M.L.M. “Xheladin Deda”;
SH.F.M.U. “Eqrem Çabej”;
SH.F.M.U. “Ismail Qemali”;
SH.F.M.U. “Bedri Gjinaj”;
SH.M.L.M. “Arkitekt Sinani”;
SH.F.M.U. “Migjeni”.
Vërejtje: Luten qytetarët që parkingjet t’i shfrytëzojnë në mënyrë racionale.