Nga nesër, Komuna e Mitrovicës, bazuar në prezencën e madhe të mërgatës në Mitrovicë dhe nevojën për parkingje shtesë, ka vendosur që të vërë në dispozicion për parkim pa pagesë për veturat me targa ndërkombëtare hapësirat e institucioneve të komunës si në vijim:
Parkingu para dhe mbrapa objektit të Komunës së Mitrovicës, (hyrjet te laura)
Parkingu i Palestrës Sportive “Minatori”;
Parkingu i Bibliotekës së Qytetit si dhe;
Parkingu i Muzeut të Qytetit.
Vërejtje: Luten mërgimtarët që parkingjet t’i shfrytëzojnë në mënyrë racionale.



