Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Republikës së Kosovës ndër vite, duke theksuar marrëdhëniet e mira miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu, temë diskutimi ishin mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe Ambasadës së Suedisë në fusha të ndryshme, me synim realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës.