Po vazhdon procesi i konsultimeve publike për hartimin e Buxhetit Komunal për vitet 2027–2029. Qëllimi i këtyre takimeve është përfshirja e qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve zhvillimore të komunës dhe ndërtimi i një buxheti që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe komunës.
Në dëgjimin buxhetor morën pjesë drejtori për Buxhet dhe Financa, Gazmend Gjoshaj, drejtoresha për Emergjenca, Fitore Mehmeti Behrami, drejtoresha e Bujqësisë, Remzije Tmava Tupella, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Gani Rrustemi.
Buxheti për vitin 2027 u prezentua nga zyrtari kryesor financiar, Zenel Çitaku, i cili është planifikuar në vlerë prej 34,045,130 euro, i ndarë sipas kategorive ekonomike si më poshtë:
Paga dhe Mëditje: 18,950,980 euro
Mallra dhe Shërbime: 5,100,000 euro
Shpenzime Komunale: 700,000 euro
Subvencione dhe Transfere: 1,294,150 euro
Investime Kapitale: 8,000,000 euro
Gjatë takimit, qytetarët paraqitën kërkesat dhe propozimet e tyre për investime, me theks të veçantë në fushën e kulturës dhe mbështetje për minoritetet.
Komuna do të vazhdojë organizimin e dëgjimeve buxhetore edhe në lokalitetet e tjera, duke ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të japin kontributin e tyre në përcaktimin e prioriteteve për zhvillimin e komunës.
Buxheti i planifikuar me pjesëmarrjen e qytetarëve është një buxhet më transparent, më gjithëpërfshirës dhe më afër nevojave të komunitetit.


