Gjatë vizitës, kryetari Peci vlerësoi se Diakonie Training Center përfaqëson një shembull pozitiv të aftësimit profesional, duke theksuar se përmes fermës, trajnimeve dhe përgatitjes së të rinjve për profesione të ndryshme, ka krijuar një storie suksesi që meriton të mbështetet.
Ai theksoi se Komuna e Mitrovicës do të bashkëpunojë ngushtë me këtë qendër në projekte që synojnë fuqizimin e aftësimit profesional të të rinjve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e tyre profesional dhe punësim.




