Nën drejtimin e Kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të Kryetarit të Komunës, Faton Peci, Nënkryetarit, Enis Osmani, drejtorëve komunal dhe asamblistëve, dje është mbajtur seanca e 10-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht në këtë mbledhje u propozuan si pika shtesë për rend të ditës; Mbështetja financiare për aktivitetet kulturore/festivalet në vlerë prej 30,000 €, “Green Fest”, “Mitrovica International Festival Jazz Days”; Festivali Tradicional i Komedisë; Festivali i Pianos; Festivali i Këngës së Fëmijëve “Cicërimat Buzë Ibrit”; Mitrovica Art Colony, si dhe Propozim- vendim për plotësim ndryshimin e Vendimit të KK-së Nr. 02-060/01-0035074-5/26, të datës 29.06.2026.
Më pas u propozua rendi i ditës për miratim, me ç’ rast asamblistët e Kuvendit Komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.
Në vazhdim u miratuan këto pika; Draft – Rregullore për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 01/2023 Për shfrytëzimin e përkohshëm të sipërfaqeve dhe hapësirave publike; Propozim – vendim për organizimin e konkursit komunal dhe ndarjen e çmimeve për kopshtin, ballkonin, sipërfaqen më të mirë të rregulluar para lokaleve afariste dhe atyre të gastronomisë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € të z. Sabri Çabra; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € të OJQ “REC” – Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € të OJQ “OPFAKOS” – Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € të OJQ “SË BASHKU” – Mitrovicë; Propozim-vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € të OJQ “Zëri i Prindërve” – Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € të OJQ “HANDIKOS” – Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € për Shoqatën “Minatori ’89”; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € për Shoqatën e të Verbërve në Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € për Shoqatën e të Shurdhërve në Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 250.00 € në muaj për tetë familje nga Bajri; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 250.00 € për viktimat e dhunës gjatë vitit 2026 në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € për mbulimin e qirasë për Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Raba Voca” në Mitrovicë; Propozim – vendim për mbështetje financiare në shumën prej 500.00 € për ofrimin e shërbimeve sociale dhe rehabilituese të OJQ-s “Down Syndrome Kosova” – Dega në Mitrovicë; Mbështetja financiare për aktivitetet kulturore/festivalet në vlerë prej 30,000 €, “Green Fest”, “Mitrovica International Festival Jazz Days”; Festivali Tradicional i Komedisë; Festivali i Pianos; Festivali i Këngës së Fëmijëve “Cicërimat Buzë Ibrit”; Mitrovica Art Colony, si dhe Propozim- vendim për plotësim ndryshimin e Vendimit të KK-së Nr. 02-060/01-0035074-5/26, të datës 29.06.2026; Raporti financiar për periudhën janar-qershor 2026 dhe Raporti gjashtëmujor i punës së Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane (janar-qershor 2026).











