Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka pritur në takim ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe udhëheqësin e Zyrës për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategjike, Besnik Bislimi.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani dhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja.
Ata diskutuan për çështje strategjike e projekte që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe veriun e vendit.






