Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, shënoi 12 Gushtin,
Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, me një program të veçantë në Sheshin “Mehë Uka”.
Gjatë aktivitetit, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Gazmend Asllani, mbajti një fjalë rasti, duke vlerësuar rolin dhe rëndësinë e rinisë në zhvillimin e qytetit.
Mbrëmja u pasurua me këngë, valle dhe poezi, duke sjellë në skenë talentin e të rinjve dhe bukurinë e kulturës e traditës shqiptare.
Rinia është energjia, kreativiteti dhe e ardhmja e Mitrovicës!