Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit, Safet Kamberi, pritën në takim delegacionin shqiptar nga Inegoli i Turqisë, kryetarin e Shoqatës së Shqiptarëve të Inegolit Serkan Ay, dhe zëvendëskryetarin Zekai Surer.
Në takim ishte i pranishëm edhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.
Nënkryetari Osmani tha se Inegoli është një prej qyteteve që ka bashkëpunim shumë të mirë me Mitrovicën, ndërsa synimi i tyre është të forcojnë këtë bashkëpunim dhe të tërheqin investitorë potencialë në Mitrovicë.
Ata falënderuan delegacionin për vizitën dhe ftesën në Festivalin e Parë Shqiptar që do të mbahet në Inegol, si dhe për promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare



