Me kërkesë të Drejtorisë së Arsimit, Drejtoria e Inspeksionit ka ndërmarrë veprime për lirimin e hapësirave publike ndërmjet rrugëve “Lekë Dukagjini” dhe “Mursel Igrishta”, në hapësirën e njohur si ish-“DESI”.
Veprimet po ndërmerren me qëllim krijimin e kushteve për realizimin e projektit të ndërtimit të çerdhes.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit, Mujë Igrishta, procesi i lirimit të hapësirave publike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim