Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), së bashku me shefen e Zyrës së UNICEF-it, Veronika Vashchenko.
Peci ka theksuar se ky bashkëpunim synon avancimin e të drejtave të fëmijëve në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale, me fokus të veçantë te fëmijët dhe adoleshentët nga kategoritë e cenueshme.
“Ky është një hap i rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve të nevojshme dhe trajtimit të barabartë për të gjithë fëmijët e komunës sonë”, ka deklaruar Peci.