Gjatë ditës së sotme, Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj një operatori të papërgjegjshëm, i cili ka filluar punimet e rrënimit pa u pajisur paraprakisht me leje për rrënim nga organi kompetent, Drejtoria e Urbanizmit.
Ndaj operatorit në fjalë do të shqiptohet masa ndëshkuese, në rast se nuk i përmbahet rekomandimeve dhe urdhrave të dhëna nga Inspektorët përgjegjës.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit Mujë Igrishta ka potencuar se aktivitetet e Inspektimit/monitorimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe do të ndërmerren masa ligjore ndaj të gjithë operatorëve që veprojnë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.