Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se në lagjen Shipol kanë përfunduar punimet në kubëzimin e pesë degëzimeve të rrugës “Sadullah dhe Avni Dibrani”.
Kryetari Peci ka theksuar se këto ndërhyrje plotësojnë infrastrukturën rrugore në këtë pjesë të qytetit, ndërsa gjithashtu është funksionalizuar edhe ndriçimi publik që kishte munguar në shumë rrugë të kësaj lagjeje.
“Po vazhdojmë me infrastrukturë rrugore, si dhe me projekte të tjera që kemi të planifikuara për investime”, ka shkruar kryetari Peci, duke nënvizuar angazhimin për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës dhe kushteve për banorët e Shipolit.