Nën drejtimin e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, dhe në prani të zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Enver Dugolli, si dhe anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), u mbajt mbledhja e radhës e këtij këshilli.
Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë, çështjet që shqetësojnë qytetarët, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Nënkryetari Osmani theksoi se institucionet mbesin të përkushtuara për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe për t’i adresuar ato me punë dhe përgjegjësi.