Më 18 tetor, Mitrovica do të jetë nikoqire e MitroRun 2026, garës së vrapimit që organizohet në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, Organizatën kulturore “7 Arte” dhe Korporata Rugove.
Kjo ngjarje do të mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Faton Peci, ku pritet të marrin pjesë rreth 800 pjesëmarrës, fëmijë dhe të rritur, në distanca të ndryshme.
Gara fillon në orën 13:00, në sheshin “Adem Jashari” dhe synon të promovojë sportin, aktivitetin fizik dhe gjithëpërfshirjen e qytetarëve përmes vrapimit.