Drejtoria e Inspekcionit, në koordinim me Drejtorinë e Urbanizmit, ka vazhduar me aktivitete konkrete për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve nga shitësit ambulantë, në kryqëzimin e rrugëve “Ali Zeneli” dhe “Fatime Hetemi”, konkretisht në hyrjen që të çon drejt tregut.
Këto aktivitete kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe sigurimin e rendit dhe shfrytëzimin e duhur të hapësirave publike.
Nënkryetari i komunës, Enis Osmani, së bashku me drejtorin e Inspekcionit, Mujë Igrishta, kanë vizituar nga afër lokacionin për të parë gjendjen aktuale.
Për shitësit që ushtronin veprimtarinë në këtë pjesë, Drejtoria e Inspekcionit ka siguruar tezga pa pagesë dhe një lokacion të përkohshëm për shitje, deri në gjetjen e një zgjidhjeje më të përshtatshme dhe afatgjatë.
“Hapësirat publike janë të qytetarëve. Çdo ditë me punë të mira dhe rezultate konkrete për Mitrovicën tonë”, ka bërë të ditur drejtori, Mujë Igrishta.




