Shoqata e të Verbërve në Mitrovicë, me përkrahjen e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, ka filluar shënimin e kësaj dite me vizitën e Drejtorit në Shoqatë.
Aktivitetet vazhdojnë të hënën, më 19 tetor:
10:00 – Marshi i Shkopit të Bardhë, në sheshin e qytetit.
12:00 – Dreka festive për anëtarët e Shoqatës.
Ekskursion për personat e verbër dhe shoqëruesit e tyre.
Përkrahja, dinjiteti dhe gjithëpërfshirja nuk janë privilegj, por e drejtë!
Nuk jeni vetëm!
