Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka vizituar qendrën inovative “London School” në Mitrovicë.
Gjatë vizitës, ai u njohë nga afër me punën, arritjet dhe zhvillimin e kesaj qendre, e cila ndër vite ka ofruar mundësi për mijëra nxënës në mësimin e gjuhëve të huaja, përfaqësimin në garat ndërkombëtare si dhe së fundmi në fushat e teknologjisë dhe programimit.
Kryetari Faton Peci shprehu mbështetjen e tij për avancimin e këtyre fushave dhe krijimin e mundësive të reja që kontribuojnë në zhvillimin e potencialit dhe aftësive të gjeneratave të reja.
Ndërsa, Albina Hoti, drejtoresh në London School, falënderoi kryetarin për vizitën dhe interesimin e tij, duke ritheksuar përkushtimin e saj për cilësi në edukim dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e Mitrovicës.