Në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është hapur panairi i produkteve tradicionale “Konaku i Mitrovicës”, pranë Xhamisë “Isa Beg”, i cili do të jetë i hapur nga data 19 deri më 25 tetor.
Gjatë vizitës në panair, drejtoresha Remzije Tmava Tupella ka theksuar rëndësinë e promovimit të produkteve vendore, mbështetjes së grave fermere dhe artizane, si dhe fuqizimit të tyre në ndërmarrësi.
“Konaku i Mitrovicës” ju mirëpret!