Në kuadër të Muajit Rozë, me qëllim të ofrimit të mbështetjes financiare për gratë e prekura nga kanceri i gjirit, Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës njofton të gjitha gratë e diagnostikuara me këtë sëmundje se, nga data 22.10.2026 deri më 30.10.2026, mund të aplikojnë për subvencionim financiar pranë Drejtorisë për Shëndetësi.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
* Kërkesa e palës;
* Dokumentacioni mjekësor që dëshmon diagnozën;
* Kopja e dokumentit të identifikimit;
* Konfirmimi bankar.
Drejtoria për Shëndetësi shpreh mirënjohje për Kryetarin e Komunës dhe Drejtorinë për Buxhet dhe Financa për mbështetjen dhe sigurimin e mjeteve buxhetore nga kategoria e subvencioneve, të cilat mundësojnë realizimin e kësaj ndihme financiare për gratë e prekura nga kanceri i gjirit në komunën tonë.
Mbështetja dhe solidariteti ynë me gratë që përballen me këtë sfidë mbeten një angazhim i rëndësishëm institucional.