Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, së bashku me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Asllani, dhe asamblisten Rinesa Preteni, kanë vizituar Klubin e Volejbollit të Femrave “Trepça” në Mitrovicë.
Gjatë kësaj vizite, ata bashkëbiseduan me përfaqësuesit e klubit për rrugëtimin e tij, sfidat me të cilat përballen, si dhe sukseset e arritura ndër vite.
Nënkryetari Osmani vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e vajzave, duke shprehur mbështetjen për vazhdimin e punës dhe avancimin e klubit.
Forca, vajza! Forca Trepça!





