Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka filluar punimet për ndërtimin e rrugës në fshatin Kollovërd, në gjatësi prej 4.68 kilometrash.
Drejtori Naser Muja ka potencuar se ky projekt do të lehtësojë qasjen e banorëve në pronat e tyre dhe do të mundësojë shfrytëzimin e dhjetëra hektarëve tokë të lënë pa punuar për shkak të mungesës së infrastrukturës.