Nën drejtimin e Nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, u mbajt mbledhja e radhës me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë, rastet e dhunës ndaj fëmijëve, sigurinë e grave dhe fëmijëve, si dhe masat institucionale për parandalimin e këtyre rasteve.
Po ashtu, u trajtua nevoja për masa preventive ndaj fatkeqësive natyrore, me theks të veçantë në parandalimin e vërshimeve.
U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të përbashkët për një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët.





